Kryeministri Zaev flet për koalicionin e mundshëm parazgjedhor me Alternativën e Afrim Gashit


Gazeta Express
14 Nëntor 2019 16:18

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, në një prononcim ekskluziv për Gazetën Express, ka hedhur poshtë zërat për ndonjë marrëveshje të arritur me Alternativën e Afrim Gashit, për koalicion parazgjedhor.

“Ne nuk kemi arritur asnjë marrëveshje me të. Ka edhe 5 muaj kohë deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Deri tani nuk kemi bërë bisedime e as takime për punë të tilla” tha kryeministri Zoran Zaev për Gazetën Express.

Ndërkaq, ditë më parë Gazeta Express, jozyrtarisht nga burime brenda-partiake mësoi se Alternativa është e interesuar për një koalicion parazgjedhor me LSDM-në.

Sipas burimeve, Alternativa dëshiron numrin 9 dhe 10 në njësinë zgjedhore numër një dhe dy.

Por një gjë të tillë nuk e konfirmojnë nga kjo parti, të cilët sot (deri në momentin e publikimit të lajmit) nuk u përgjigjen në pyetjet me shkrim që ua dërguam./GazetaExpress/

Te fundit


Kthehu lart