Kryeministri spanjoll thotë se koronvirusi po e rrezikon mbijetesën e BE-së - Gazeta Express
string(75) "kryeministri-spanjoll-thote-se-koronvirusi-po-e-rrezikon-mbijetesen-e-be-se"

Kryeministri spanjoll thotë se koronvirusi po e rrezikon mbijetesën e BE-së

Gazeta Express

05/04/2020 11:44

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka thënë se mbijetesa e Bashkimit Evropian është vënë në sprovë nga kriza e koronavirusit dhe se nevojitet një Plan Marshall i ri për Evropën.

Sipas tij, Evropa duhet të ndërojë një ekonomi si në kohë lufte dhe t’i promovojë rezistencën, rindërtimin dhe këndelljen evropiane, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Kontinenti duhet të fillojë t’i bëjë këta hapa sa më shpejt që është e mundshme me masa për përkrahje të borxhit publik, siç kanë bërë shumë shtete, përfshirë Spanjën”, shkroi ai.

“Bashkimi Evropian po përballet me një luftë tjetër nga ato që i ka tejkaluar me sukses para shtatëdhjetë vjetëve – me një luftë kundër një armiku të padukshëm, që po e teston të ardhmen e projektit evropian”, thuhet në shkrimin e kryeministrit spanjoll, të publikuar në gazetën “The Guardian”.

Ndryshe, Spanja është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Evropë dhe në botë. Ajo ndodhet në vendin e dytë në botë për numër të viktimave dhe të të infektuarve. Më së shumti viktima janë shënuar në Itali, ndërsa më së shumti të infektuar ka në Shtetet e Bashkuara.