Kryeministri pakistanez akuzon Indinë për përkrahje të urrejtjes ndaj myslimanëve - Gazeta Express
string(81) "kryeministri-pakistanez-akuzon-indine-per-perkrahje-te-urrejtjes-ndaj-myslimaneve"

Kryeministri pakistanez akuzon Indinë për përkrahje të urrejtjes ndaj myslimanëve

Gazeta Express

26/09/2020 11:33

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, tha të premten në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara se qeveria nacionaliste hinduse e Indisë është një shtet sponsorues i urrejtjes dhe paragjykimit kundër myslimanëve.

Duke folur në një fjalim të incizuar për një mbledhje të Kombeve të Bashkuara, e cila po mbahet në mënyrë virtuale për shkak të pandemisë, Khan tha para udhëheqësve botërorë se India udhëhiqet nga islamofobia dhe kjo i kërcënon gati 200 milionë myslimanë që jetojnë atje.

Lexo Edhe:

“Ata besojnë se India është ekskluzive për hindusët dhe se të tjerët nuk janë qytetarë të barabartë”, tha ai, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Shefi i qeverisë pakistaneze gjithashtu i kritikoi përpjekjet e qeverisë indiane për konsolidimin e kontrollit në rajonin e Kashmirit, ku shumica e popullsisë është myslimane.

Banorët e rajonit të Kashmirit që kontrollohet nga India kanë thënë se forcat e sigurisë kanë arrestuar mijëra të rinj.

Ata pretendojnë se forcat e sigurisë i kanë bastisur shtëpitë, i kanë rrahur banorët dhe i kanë sulmuar me shok elektrik si dhe kanë kërcënuar se do t’ua marrin femrat për martesë.