Kryeministri në detyrë përkrah Dardanët nga stadiumi


Gazeta Express
17 Nëntor 2019 18:36

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka publikuar disa fotografi nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’.

Haradinaj tha se po shijon spektaklin e përgatitur nga Dardanët sonte dhe atmosferën e rrallë në këtë stadium.

“Duam fitore”, shtoi tutje Haradinaj i cili ndodhet në tribunën VIP.

“Kosova dhe Shqipëria presin në shtëpi miq të mëdhenj, Anglinë dhe kampionin aktual botëror Francën. Pavarësisht rezultatit, krenar që jemi pjesë e arenës ku shkëlqejnë yjet e futbollit botëror”, ka shtuar tutje Haradinaj për takimet që zhvillohen sot për dy ekipet shqiptare./Express/

Te fundit


Kthehu lart