Kryeministri në detyrë: Mësimdhënësit, ndër më të rrezikuarit nga Covid-19 - Gazeta Express
string(72) "kryeministri-ne-detyre-mesimdhenesit-nder-me-te-rrezikuarit-nga-covid-19"

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:18

Kryeministri në detyrë: Mësimdhënësit, ndër më të rrezikuarit nga Covid-19

Lajme

Gazeta Express

05/03/2021 14:18

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti gjatë vizitës në Shkollën Fillore “Hasan Prishtina” me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit, tha se mësimdhënësit janë ndër më të rrezikuarit nga Covid-19, për këtë ai falënderoi ata për punën e bërë gjatë periudhës së pandemisë.

“Jemi si simbolik në këtë shkollë. Falënderoj krejt mësuesit për punën e jashtëzakonshme gjatë këtij viti sfidues. Shpresojmë ta tejkalojmë këtë situatë sa më shpejt e shpreh keqardhje për të gjithë ata mësues që kanë humbur jetën nga Covid-19”, tha ai.

Lexo Edhe:

“Ju falënderoj për kontributin që keni dhënë në këto kushte të veçanta. Keni vlerësimet më të larta pasi arsimtarët janë në shkallën më të lartë të prekjes me Covid-19 por nuk jeni ndalur. Mësimi sy më sy nuk zëvëndësohet me asgjë por pavarësisht asaj nuk jemi prapa. Ju uroj Ditën e Mësuesit e uroj të vijmë vetëm për festa”, tha tutje ai.

Në anën tjetër, zëvëndës ministri i Arsimit dhe Shkencës, Xhavit Rexhaj, kërkoi më shumë angazhim e cilësi nga mësimdhënësit.“Asnjë kërkesë tonën nuk është dashur ta kërkojmë dy herë. Të gjitha kërkesat tona janë mundësuar. Ju lus ta bëjmë edhe një shtyerje. Kërkojmë më shumë angazhim e cilësi. T’u përshtatemi kushteve të reja të pandemisë”, tha Rexhaj.