Kryeministri Kurti del në konferencë për media në ora 18:30 - Gazeta Express
string(61) "kryeministri-kurti-del-ne-konference-per-media-ne-ora-1830-85"

Gazeta Express

27/02/2020 17:11

Kryeministri Kurti del në konferencë për media në ora 18:30

Gazeta Express

27/02/2020 17:11

Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media, njofton Zyra e tij.  

Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.

Lexo Edhe:

Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesdite.

Express ka raportuar se ka përplasje mes dy partnerëve qeveritarë LDK’ja dhe Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.

Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Express/