Kryeministri italian: Të mos e dramatizojmë situatën e krijuar nga koronavirusi - Gazeta Express
string(78) "kryeministri-italian-te-mos-e-dramatizojme-situaten-e-krijuar-nga-koronavirusi"

Gazeta Express

26/02/2020 18:55

Kryeministri italian: Të mos e dramatizojmë situatën e krijuar nga koronavirusi

Gazeta Express

26/02/2020 18:55

Nuk duhet të kemi absolutisht frikë nga koronavirusi dhe nuk duhet të dramatizojmë situatën, deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte.

”Jemi të vetëdijshëm se po përballemi me një urgjencë shëndetësore”, ishte përgjigjja e Contes për gazetarët.

Lexo Edhe:

”Duhet të mbajmë një qasje të kujdesshme, të ndjekim indikacionet që vijnë nga komuniteti shkencor”, shtoi ai.

”Qeveria kombëtare dhe ato rajonale kanë përgjegjësinë më të madhe në përballimin e situatës. Duhet të qëndrojmë të përqendruar për t’u përballur me epideminë dhe për të shmangur përhapjen e infeksionit”, përfundoi kryeministri Conte.