Kryeministri i Maqedonisë jep lajmin e mirë për familjet në nevojë, ndihma rritet për 300%


Gazeta Express
13 Maj 2019 14:36

Kryeministri Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka sjell lajmin e madh për familjet e rrezikuara sociale.

Zaev ka bë të ditur se ndihma sociale do të rritet më shumë se 300 për qind, kurse si shembull ka marrë një familje katëranëtarëshe.

Sipas tij, kjo rritje e ndihmës sociale është mbajtje e fjalës së dhënë në fushatën parazgjedhore të vitit 2016.

“Një familje katër anëtarëshe me rrezik social do të marrë kompensim mujor prej 10.600 denarëve, në vend të 3.029 denarëve të deritanishme. Fjala është fjalë, i kthejmë paratë te qytetarët”, ka shkruar Zaev në Facebook.

Te fundit


Kthehu lart