Kryeministri i Greqisë: Shqipëria të lirojë të burgosurit në Himarë, s'do ketë tolerime - Gazeta Express
string(84) "kryeministri-i-greqise-shqiperia-te-liroje-te-burgosurit-ne-himare-sdo-kete-tolerime"

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 13:27

Kryeministri i Greqisë: Shqipëria të lirojë të burgosurit në Himarë, s’do ketë tolerime

Shqiperi

Gazeta Express

12/05/2023 13:27

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një reagim të ashpër për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Belerit, njëkohësisht anëtar i komunitetit grek.

Mitsotakis tha se Greqia nuk do të pranojë asnjë tolerim sa i përket mbrojtjes së të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

Lexo Edhe:

Më lejoni të them diçka për një ngjarje jashtëzakonisht të pakëndshme që ndodhi në Shqipëri mëngjesin e sotëm ku fatkeqësisht u arrestua kandidati për kryetar të Bashkisë së Himarës dhe anëtar i minoritetit grek Fredi Beleri. Dua t’i dërgoj një mesazh vendit mik Shqipërisë. Greqia nuk do të pranojë asnjë tolerim të sundimit të ligjit për mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke. Nëse Shqipëria dëshiron të afrohet me BE, ka detyrimin të sigurojë zgjedhje vendore të lira dhe të ndershme dhe të lirojë menjëherë ata që ka burgosur në mënyrë që të marrin pjesë në procesin zgjedhor. Ka vetëm një mënyrë për të qenë të sigurt se rruga e progresit do të vazhdojë, që Demokracia e Re të forcohet në kutitë e votimit më 21 Maj. Që edhe ne të dërgojmë një mesazh fuqi për fqinjët tanë, se jemi në vend i fortë dhe vend me besim”.

Ai shton se lidhur me këtë ngjarje ka njoftuar Presidenten e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.

Unë informova Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për arrestimin, me akuza të shpejtuara, të kandidatit për kryetar të bashkisë Himarë dhe anëtarit të pakicës kombëtare greke Fredi Beleri, dy ditë përpara zgjedhjeve. Shqipëria duhet të kuptojë se Greqia dhe BE nuk do të pranojë mungesën e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të pakicës kombëtare greke”, shkruan kryeministri grek.

/Gazeta Express