Kryeministri grek: Ministrat dhe deputetët të japin gjysmën e pagës për luftën kundër COVID-19 - Gazeta Express
string(93) "kryeministri-grek-ministrat-dhe-deputetet-te-japin-gjysmen-e-pages-per-luften-kunder-covid-19"

Gazeta Express

31/03/2020 23:38

Kryeministri grek: Ministrat dhe deputetët të japin gjysmën e pagës për luftën kundër COVID-19

Gazeta Express

31/03/2020 23:38

Kryemistri grek, Kyriakos Mitsotakis u kërkoi anëtarëve të qeverisë dhe deputëve të maxhorancës për të dhënë gjysmën e pages së tyre për të luftuar koronavirusin, gjë që presidentja e re e Republikës greke ka premtuar ta bëjë menjëherë.

“Presidentja, Katerina Sakellaropoulou, e cila mori funksionet më 13 mars në presidencën greke ka vendosur të jape gjysmën e pages së saj për dy muajt e ardhshëm për shkak të rrethanave financiare të vështira që ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga COVID-19”, sipas një komunikate të publikuar sot.

Lexo Edhe:

“Ne jemi të barabartë përballë kërcënimit shëndetësor. Por, për të luftuar, secili duhet të marrë pjesë sipas forcave të tij”, deklaroi kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ai i bëri thirrje botës politike të pozicionohet në planin e pare të solidaritetit duke u kërkuar anëtarëve të qeverisë së tij dhe maxhorancës parlamentare të së djathtës Demokracia e Re të japin gjysmën e pages së tyre dy muajt e ardhshëm për një fond special, i destinuar për të luftuar pandeminë.