Kryemadhi: Për zgjidhjen e krizës duhet pakt kombëtar! Rama po kap drejtësinë


Gazeta Express
16 Maj 2019 19:01

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi deklaroi nga studio e Zërit të Amerikës se për zgjidhjen e krizës duhet një pakt kombëtar.

Kryemadhi ka sulmuar kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai ka arritur të kapë drejtësinë përmes reformës në gjyqësor. Ajo ka risjellë në vëmendje po ashtu dhe përgjimet e prokurorisë të publikuara nga VOA javë më parë, duke thënë se paratë e krimit janë përdorur për të blerë votat. u shpreh se kryeministri Edi Rama ka kapur instiucionet dhe drejtësinë në vend.

 “Janë përdorur paratë e krimit të organizuar  për të vjedhur votat. Dosja 339 flet për vjedhje votash dhe nuk ka asnjë që të ketë shkuar para gjykatës. Djegia e mandateve është bërë për shkak të situatës politike, pasi Rama ka kapur sistemin e drejtësisë. Rama e ka kapur reformën në drejtësi, të cilën edhe LSI e ka mbështetur. Nën emrin e të ashtuquajturës reformë, kryeministri ka kapur pushtetet, Rama ia ka hequr të drejtën shqiptarëve të kenë institucione të drejta.

Më 2017 u përdorën paratë e krimit për të vjedhur votat. Ne kemi mësuar gjithçka falë investigimit të Zërit të Amerikës. Pra, Prokurorët janë larguar nga dosja 339. Po e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Unazën e Re, për të grabitur 20 milionë euro për 2 kilometra rrugë. Unë nuk kam pasur asnjë gjë në dorë, dhe sigurisht që të gjithë partitë kanë faj për këtë situatë ku ndodhemi. Sot partitë në radhë të parë duhet të heqin dorë nga pushteti që duan.  Partitë duhet të flasin për një pakt kombëtar për të shkuar më tej në hapat për në BE.

Nëse Shqipërinë e lëmë me Kosovën dhe Bosnjën, kjo tregon se do ta lemë vendin në dorën ruse. Kjo nuk duhet që të ndodhë, për shkak se ne jemi popull pro-amerikan. Sa i takon dhunës, sigurisht dënoj çdo lloj dhune. LSI nuk ka problem goditjen e institucioneve. Qëllimi i LSI është që të pushtojë zemrat e shqiptarëve. Ajo që ne duam është që Shqipëria të ecë përpara.”

Te fundit


Kthehu lart