Kryemadhi: LSI e vetmja parti në rritje, programi është i thjeshtë dhe emergjent - Gazeta Express
string(78) "kryemadhi-lsi-e-vetmja-parti-ne-rritje-programi-eshte-i-thjeshte-dhe-emergjent"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 22:07

Kryemadhi: LSI e vetmja parti në rritje, programi është i thjeshtë dhe emergjent

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 22:07

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin në News24 ka rrëfyer për rrugëtimin e partisë së saj dhe ku ndryshon ajo këto zgjedhje nga zgjedhjet e tjera.

Kryemadhi konstaton se LSI është e vetmja parti në rritje në Shqipëri, përfshirë dhe partitë e mëdha.

Lexo Edhe:

Kryemadhi përmendi dhe darkën e Dubait, teksa tha se i kushton më shumë fytyra se sa komoditeti në një tavolinë.

Sa i përket programit të LSI për këto zgjedhje, Kryemadhi thekson se nuk mund të thotë që është më i mirë se i zgjedhjeve të mëparshme, por është më i thjeshtë, emergjent dhe i shpejtë.

Kryemadhi: Mua më kushton shumë më hsumë fytyra se sa një lloj komoditeti në një tavolinë që nuk është më komoditet qoftë kjo edhe e përmasave të Dubait.


Murati: Sa herë ballafaqohemi me premtime elektorale, janë të mirëpritura dhe çdo shqiptar shpreson të realizohet për të mirën e përbashkët. LSI ka qenë në qeverisje me PS dhe LSI, nuk bëhet fjalë për një parti të sapoformuar që e ka luksin të mos ballafaqohet me të shkuarën. Çdo parti bën një ballafaqim me atë që ka bërë në pushtet. Një pjesë e shqiptarëve mund të thotë që përse këtë program LSI nuk arriti ta implementojë.


Balla: Në 2013 fituan zgjedhjet, 40 ditë u morën me programin dhe gjysmën e programit nuk ranë dakord dhe pranuan vazhdoni ju, ne do rrimë në pushtet. Sot po thoni se e keni të panegociueshme.


Kryemadhi: Prandaj e keni për herë të parë një grua në krye të një partie. Ndaj LSI nuk bën asnjë negociatë në kurriz të shqiptarëve.

ERL MURATI: Pavarësisht se morët rezultat të lartë në 2017, çfarë ka ndryshuar sot?

MONIKA KRYEMADHI: Asnjë parti politike, të gjitha kanë pasur luhatje. Vetëm LSI është në rritje,  madje dhe në 2017 me të gjitha partitë e mëdha kundra, dhe bandat kundra.

ERL MURATI: Programi apo kandidatët më të mirë?

MONIKA KRYEMADHI: Nuk gjykoj se është më i mirë as se 2005, 2009, 2013 apo 2017. Është më i thjeshtë dhe emergjent. Shqiptarët asnjëherë më parë kaq keq. Çështja e liberalizimit të vizave dhe integrimi europian ishte një nga synimet e LSI. Dhe liberalizimi është realitet sot.

Zgjedhjet e 2015 lokale treguan shumë qartë rolin e LSI sa i përket luajalitetit ndaj partnerëve të saj, në mërrëdhëniet me zgjedhje e marrëveshjet. Në të gjitha bashkitë e LSI, u be ‘deal’ mes PS e PD për të sabotuar kandidatët tonë. Bashkia e Lezhës, Vorës e Pogradecit e Mallakastrës. 8 fituan, kandiduan 28.

Unë s’mund të vendos 200 prioritete, 5 janë. Stopim varfërisë.