Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha - Gazeta Express
string(79) "kryeinfermierja-e-pulmologjise-ben-thirrje-qe-te-denohet-deputetja-eliza-hoxhaa"

Kryeinfermierja e Pulmologjisë bën thirrje që të dënohet deputetja Eliza Hoxha

Gazeta Express

12/07/2020 10:58

Kryeinfermierja e Klinikës së Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosoës, Arta Sejdiu, ka bërë thirrje që deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha, e cila është infektuar me COVID-19, të dënohet për thyerje të rregullave të vetizolimit.

Hoxha, dje u pa në rrugë, përkundër faktit që do të duhej të ishte e izoluar si paciente me Covid-19.

Lexo Edhe:

Deputetja vetë njoftoi ditë më parë që është e infektuar, teksa Sejdiu përveç deputetes, kritikoi edhe inspektoriatin që nuk e ka dënuar ende atë për veprimin e bërë.

“Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna ?. E nese ke dale per arsye shendetesore, dil me raport, na e mbyll gojen te gjitheve!!!”, shkroi Sejdiu.

Ndryshe, vetëm ditë më parë, në Vushtrri u dënua një infermiere me 1,000 euro gjobë për faktin që u zu në rrugë nga policia dhe inspektoriati, edhe pse kishte rezulutuar pozitiv me COVID-19

Ky është postimi i plotë i kryeinfermieres:

Kah po ia man oj POZITIVE, nuk po du me te stigmatizu, po po du ti me u denu!!!! Derisa te del lajmi qe je denuar si te tjeret, besom qe nuk rehatohna