Kryediplomatja kosovare takohet me shefin e misionit belg në Prishtinë, ja çfarë diskutuan - Gazeta Express
string(89) "kryediplomatja-kosovare-takohet-me-shefin-e-misionit-belg-ne-prishtine-ja-cfare-diskutuan"

Kryediplomatja kosovare takohet me shefin e misionit belg në Prishtinë, ja çfarë diskutuan

Gazeta Express

22/09/2020 13:41

Ministrja Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Meliza Haradinaj Stublla, ka pritur sot në takim Shefin e Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Jean-Louis Servais.

Kryediplomatja kosovare në këtë takim ka ritheksuar kërkesën për përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si e drejtë për lëvizje të lirë.

Lexo Edhe:

“Ritheksova kërkesën tonë për institucionet drejtuese të BE-së dhe shtetet anëtare të saj që të përshpejtojnë përmbylljen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, si dhe u dakorduam për fillimin e konsultimeve politike bilaterale me Belgjikën në nivel të Ministrive të Punëve të Jashtme”, tha Haradinaj-Stublla. /Express/