Kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtave, dërgohet letërporosia në Greqi - Gazeta Express
string(86) "kryebashkiaku-i-mallakastres-dorezon-gjurmet-e-gishtave-dergohet-leterporosia-ne-greqi"

Gazeta Express

17/01/2020 14:22

Kryebashkiaku i Mallakastrës dorëzon gjurmët e gishtave, dërgohet letërporosia në Greqi

Gazeta Express

17/01/2020 14:22

Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka depozituar gjurmët e gishtërinjve në Policinë Shkencore, duke i hapur kështu rrugë verifikimit pas denononcimit të Partisë Demokratike e cila e ka akuzuar se ai ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas këtë fakt në formularin e dekriminalizimit.

Nga ana tjetër njësia e dekriminalizimit ka nisur një letërporosi në Greqi për marrjen e dosjes penale dhe vendimit të dënimit në mungesë të Ismailajt.

Lexo Edhe:

Pas denoncimit publik nga ana e PD-së, kryebashkiaku Qerimaj ka deklaruar se nuk kishte dijeni që se nuk ka pasur dijeni lidhur me shkresat e paraqitura nga PD, ndryshe – tha ai – do i kishte deklaruar sepse kjo sipas tij nuk do e kishte penguar të kandidonte për kryebashkiak.

Burime nga njësia e dekriminalizimit për Report Tv bëjnë me dije se hetimet po vijojnë intensivisht edhe për dy kryebashkiakët e tjerë të denoncuar nga PD, Mark Babanin të Vaut të Dejës, dhe Agron Malaj të Bashkisë Burrel.

Një ditë më parë Prokuroria e Përgjithshme mbylli hetimet edhe për kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmakun, duke e çuar atë në gjykim për tre akuza, falsifikim formularësh vula e stampa, ushtrim kompetencash përtej afatit dhe falsifikim dokumentesh kryer në bashkëpunim.

Tashmë Kajmaku prej dy muajsh në arrati do duhet të përballet me drejtësinë pasi humbi mandatin sepse kishte fshehur një dënim të një dekade më parë në Greqi.