Kryebashkiaku gjerman kapet duke e fotografuar një grua nën fustan - Gazeta Express
string(66) "kryebashkiaku-gjerman-kapet-duke-e-fotografuar-nje-grua-nen-fustan"

Kryebashkiaku gjerman kapet duke e fotografuar një grua nën fustan

Gazeta Express

24/09/2020 10:57

Fenomeni i fotografimit apo filmimit të vajzave, grave pa pëlqimin e tyre poshtë veshjeve, duket se ka vënë në lëvizje autoritetet gjermane, të cilat e kanë vlerësuar si një shkelje të turpshme të privatësisë por edhe si ngacmim seksual.

Për këtë arsye Asambleja Federale dhe ajo e shtetit kanë miratuar një draft, i cili do t’i dënojë këto veprime jo vetëm me gjobë por edhe me heqje të lirisë së personave, dënim që shkon në 2 vjet burg. Por ligji nuk ndalet me kaq, do të tregohet i ashpër edhe me ata që fotografojnë dhe më pas i postojnë në rrjetet sociale, fotot e viktimave apo të të lënduarve gjatë aksidenteve.

Lexo Edhe:

Në lidhje me këtë, gazetarja e DW në Berlin, Anila Shuka tha se ligji tashmë është votuar dhe personat që fotografojnë gratë poshtë fustanit rrezikojnë deri në dy vite burg.

DW tregoi rastin e një kryebashkiaku, i cili u kap në flagrancë duke fotografuar një grua poshtë fustanit.

“Një kryetar bashkie u kap në flagrancë. Ky ishte kulmi, sepse në fakt kur një kryetar bashkie kapet në raste të tilla, sigurisht që fiton një popullaritet shumë të madh dhe sigurisht ka ndihmuar vajzat për të pasur sa më shumë nënshkrime.

Ky kryebashkiak i një landi në Bavari u kap në Munih duke kapur poshtë fustanit një grua. Kjo u zbulua nga një gazetashitës, i cili bëri denoncimin. Autoritetet i gjetën 99 foto me këtë gjë dhe një film të plotë. Nuk dinin si ta dënonin, sepse legjislacioni nuk kishte asgjë, nuk ishte ngacmim seksual.

Kjo nuk ishte as përballë dhe as prekje dhe ai nuk mund të dënohej. Ai u dënua fillimisht me 7 mijë euro, por u hodh poshtë në vendimin e dytë. Ky ligj është votuar tashmë dhe nëse kryebashkiaku do kapej tani do rrezikonte deri në 2 vite burg.