KRU “Prishtina”: Nga fundi i shtatorit s’do të ketë reduktime të ujit - Gazeta Express
string(66) "kru-prishtina-nga-fundi-i-shtatorit-sdo-te-kete-reduktimet-te-ujit"

KRU “Prishtina”: Nga fundi i shtatorit s’do të ketë reduktime të ujit

Gazeta Express

27/09/2020 8:33

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka paralajmëruar se nga fundi i këtij muaji planifikon që mos të ketë reduktime të ujit të pijes.

Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Sokol Xhafa, në një intervistë për Ekonomia Online tha se deri më 15 gusht nuk kanë pasur reduktime, duke paralajmëruar se që nga fundi i këtij muaji do të përmbyllin reduktimet e furnizimit me ujë në të gjitha zonat.

Lexo Edhe:

“Nuk ka pasur reduktime fare. Ndërsa nga data 15 gusht kemi filluar me aplikimin e reduktimeve të lehta vetëm në periudhë nate që nënkupton vetëm nga ora 12 të mesnatës deri në ora katër të mëngjesit zonat urbane të ndërpritet uji. Tani mbi 60% të Prishtinës furnizimi është rikthyer 24 orë. Edhe ky katër orësh brenda natës është eliminuar”.

“Ndërsa zonat rurale do të vazhdojnë edhe me dy javë reduktime. Shpresojmë që nga fundi i këtij muaji edhe temperaturat të ulen sepse ne po jemi të detyruar të reduktojmë furnizimet me ujë për të ruajtur burimet tona dhe për të parandaluar keqpërdoruesit që po rrezikojnë vijueshmërinë e sistemit. Ne mendojmë që nga fundi i këtij muaji të përmbyllim reduktimet e furnizimit me ujë në të gjitha zonat”, shtoi ai.

Sipas tij, liqeni i Badovcit dhe ai i Batllavës kanë pësuar rënie të nivelit të ujit në mungesë të reshjeve. Ai thekson se nuk kanë pasur komplikime duke vënë në funksion impiantin në Shkabaj.

“Pjesa e ndikimit të thatësisë apo mungesa e reshjeve, sidomos në rrafshin e Kosovës ka ndikuar edhe në dy liqene tona akumuluese. Niveli momental që e kemi marrë nga të dhënat që monitorohen 24 orë Badovci shënon një rëni prej 9.7 metra nga kohët e kapërderdhës, ndërsa liqeni i Batllavës është 3.87 metra nën nivelin e kapërderdhës. Sigurisht nivelet nuk janë mirë”.

“Sigurisht Badovci ka një nivel jashtëzakonisht shqetësues dhe thatësia ka bërë të vetën. Ne kemi arritur që falë impiantit Shkabaj ta menaxhojmë shumë mirë këtë pjesë. Por shpresojmë të kalojë periudha e thatësisë, dhe pastaj gjatë stinës së dimrit eventualisht të vijnë reshjet dhe të mbushen liqenet tona. Reduktimet i kemi ndaluar deri me datën 15 gusht të këtij viti”.

Pandemia ka shkaktuar probleme edhe për këtë kompani, për faktin se edhe janë duke paguar një kredi prej 2.8 milionë euro nga Banka Gjermane.

Mes tjerash, ai shtoi se po bëjmë investime kapitale në zonat urbane dhe rurale me qëllim sigurimin e furnizimit me ujë të pijshëm.

“Edhe ne si kompani jemi goditur mjaft shumë sepse ishin në teren dhe u preken nga pandemia pavarësisht masave që morëm me të gjitha rekomandimet që dha IKShPK dhe mungesa e reshjeve që nuk ka ndodhur qe një kohë dhe sfidë e përditshme është amortizimi i asteve të vjetërsuara sepse ne si ndërmarrje jemi duke paguar kredinë nga Banka Gjermane në vlerë 3 milionë euro ose 2.8 milionë euro”.

“Menaxhmenti i kompanisë me stafin po mundohen të bëjnë të pamundurën që t’i tejkalojmë këto sfida. Ne si kompani kemi bërë takime edhe me Bursën e Ujësjellësit në Turqi para një muaji dhe kemi marrë zotimet që do të ngrisim kapacitet humane ose profesionale. Ne po bëjmë investime kapitale në zonat urbane dhe rurale me ekipet tona me qëllim të sigurimit të furnizimit me ujë të pijshëm”.