KRRE kërkon ndryshime ligjore për kompetenca më të mëdha dhe më të sakta - Gazeta Express
string(72) "krre-kerkon-ndryshime-ligjore-per-kompetenca-me-te-medha-dhe-me-te-sakta"

KRRE kërkon ndryshime ligjore për kompetenca më të mëdha dhe më të sakta

Gazeta Express

22/10/2020 15:58

Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji i Republikës së Maqedonisë së Veriut është duke përgatitur propozim ndryshime në Ligjin për Energjetik me të cilat kërkoi ingerenca më të mëdha dhe saktësimin e kompetencës lidhur me shqiptimin e dënimeve më të larta ndaj operatorëve të sistemeve shpërndarëse, nëse për shkak të mospërditësimit të tyre dhe organizimit të keq i kanë lënë konsumatorët pa ngrohje në kohën e sezonit të ngrohjes, kumtoi sot Komisioni.

“Duhet t’i rrisim ingerencat tona dhe të mund të shqiptojmë gjoba serioze të cilat do të lidhen me përqindjen e të ardhurave të përgjithshme që e realizojnë kompanitë e energjetikës, që është edhe sugjerimi i Bashkësisë energjetike. Tani, këto gjoba janë shumë të vogla dhe të parëndësishme për ta dhe janë prej 5000 deri në 7000 euro varësisht veprës. Me rritjen e gjobave, do të veprojmë në mënyrë parandaluese dhe do të disiplinohen operatorët e sistemeve shpërndarëse të mos ndjehen komod dhe në mënyrë serioze ta kuptojnë rolin e tyre ndërsa me këtë do t’i mbrojmë konsumatorët. Shtesë ndryshimet do të jenë edhe në drejtim menjëherë të mund të fitojnë fatura më të ulëta, nëse nuk e fitojnë shërbimin dhe jo si deri më tani në fund të sezonit të ngrohjes në fatura më të sheshta”, thotë Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Uji.

Lexo Edhe:

Nisma për përforcimin e ingerencave përmes ndryshimeve në Ligjin për energjetikë pason pasi në fillim të sezonit për ngrohje KRRE ka mbajtur takim me BEG dhe të gjitha kompanitë e tjera të cilat e furnizojnë Shkupin ne energji ngrohëse në të cilin nga kompanitë është informuar se nuk do të ketë problem për fillimin e sezonit të ngrohjes.

“Ne në bazë të informacioneve të BEG besojmë se nuk do të ketë probleme por se në pjesë të madhe Shkupi ka probleme, për të cilat na thanë qytetarët se nuk kanë ngrohje, pas çka BEG na dha informacion të saktë. Ne duhet të veprojmë në mënyrë më rigoroze, pasi siç duket dënimet deri në 7000 euro nuk u paraqesin problem, prandaj do të kërkojmë ndryshime ligjore. Nëse vazhdon sjellja e tillë jokorrekte dhe nuk largohen mangësitë do ta shqyrtojmë opsionin për marrjen e licencës”, vlerëson kryetari i Komisionit.

Ai, thuhet në kumtesën e sotme të KRRE-së, thekson edhe se konsumatorët kanë të drejtë ta padisin BEG për shkak se nuk kanë ngrohje para Gjykatës dhe se KRRE qëndron në dispozicion që t’u japë dokument të përshtatshëm me të cilën do ta konfirmojnë gjendjen faktike.