Kriza në Veri, Blinken tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel - Gazeta Express
string(75) "kriza-ne-veri-blinken-tregon-nese-do-te-kete-rritje-te-trupave-ne-bondsteel"

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 16:14

Kriza në Veri, Blinken tregon nëse do të ketë rritje të trupave në Bondsteel

Lajme

Gazeta Express

01/06/2023 16:14

Si rezultat i tensioneve në veri të Republikës së Kosovës, NATO ka vendosur për dërgim të një shtese prej 700 ushtarësh. Admirali i NATO-s Stuart Munsch ka bërë të ditur se edhe një batalion tjetër rezervë është vendosur në gjendje gatishmërie nëse do të jetë e nevojshme, shkruan Express.

Por a do të përfshijë kjo rritje e trupave të NATO-s edhe ushtrinë amerikane.

Lexo Edhe:

Sekretari Amerikan Antony Blinken është përgjigjur në këtë pyetje gjatë konferencës së sotme për media nga Oslo. Ai ka thënë se SHBA veçse ka trupa në Kosovë si pjesë e misionit të KFOR-it dhe nuk mendon që do të ketë rritje të trupave amerikane në Bondsteel.

 “SHBA ka tashmë forca atje, si pjesë e misionit ekzistues. Shtesa që është bërë publike nga NATO nuk mendoj që do të përfshijë forca shtesë amerikane. Por siç e thash atje ka tashmë forca amerikane si pjesë e NATO-s.”, ka thënë Blinken, raporton Express.

Ai tutje ka thënë se ajo që është më e rëndësishmja, është që palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të njëanshme dhe të kthehen në procesin e dialogut të drejtuar nga BE-ja. Blinken ka potencuar se kjo është ajo që SHBA-të presin të shohin në ditët dhe javët në vazhdim.

“Më e rëndësishmja është që për palët të de-eskalojnë, të ndalojnë se bëri veprime të një anshme dhe të kthehen në dialogun e BE-së. Kjo është rruga përpara. Kjo është ajo që kërkojmë fuqishëm nga palët të bëjnë. Këto janë pritjet tona për të parë në ditët dhe javët në vazhdim”, ka thënë Blinken./Express/