Kriza me energji, Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s'konservohet në frigorifer - Gazeta Express
string(94) "kriza-me-energji-kurti-skemi-mundur-ta-blejme-rrymen-me-heret-sepse-skonzervohet-ne-frigorifer"

Kriza me energji, Kurti: S’kemi mundur ta blejmë rrymën më herët sepse s’konservohet në frigorifer

Lajme

Gazeta Express

24/12/2021 18:26

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pasur mundësi të blihet rrymë më herët për t’u evituar kriza energjetike pasi rrymën s’mund ta konservosh në frigorifer.

“Jemi kritikuar që është dashur të blejmë energji elektrike më herët por nuk ka qenë e mundur sepse s’mund të blesh energji elektrike dhe ta konservosh në frigorifer je shumë i ekspozuar ndaj çmimeve të bursës dhe nuk ka asnjë vend në rajon që është vend eksportues të gjithë janë duke importuar. Ne jemi goditur rëndë sepse jemi vend më i varfër se të tjerët sepse shtatë herë më shumë shpenzon më shumë energji elektrike amvisëria në raport me industrinë”, ka thënë Kurti në një intervistë për Zërin e Amerikës, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Shefi i ekzekutivit kosovar tha se situata me rrymë s’pritet të përfundojë shpejt.

“Kriza energjetike nuk është vetëm në Kosovë është në gjithë evropën por neve na ka goditur si një popullësi e varfër që jemi por ne po përpiqemi që përmes subvencionimit të konsumit në njërën anë dhe rregullimit të bllokut B2 ta zbusim sado pak këtë situatë. Kjo situatë nuk do të mund të përfundojë shpejt meqë këto ditë ngarkesa bazë është 900 megavat ndërkaq shpenzimi maksimal arrin në 1.4 gigavat ndërkaq i gjithë kapaciteti prodhues sikur të punonte edhe blloku B2 nuk do të mund të kalonte 900 megavat prodhim”, tha Kurti.

Kurti ka thënë se çmimi i rrymës që Kosova po e importon është shumë i lartë.

“Ne jemi të detyruar të importojmë energji elektrike dhe këtë jemi duke e bërë me çmime bukur të shtrenjta sepse bursa ndërkombëtare është goditur rëndë nga çmimet e larta të gazit. Ne subvencionojmë konsumin dhe do të ndihmojmë familjet që janë më të varfra por edhe kemi bërë thirrje që ta racionalizojnë shpenzimin”, tha ai.