Kriza e koronavirusit, qeveria do të marrë borxh në maj! Rama nuk e tregon shifrën - Gazeta Express
string(80) "kriza-e-koronavirusit-qeveria-do-te-marre-borxh-ne-maj-rama-nuk-e-tregon-shifren"

Kriza e koronavirusit, qeveria do të marrë borxh në maj! Rama nuk e tregon shifrën

Gazeta Express

30/03/2020 20:11

Qeveria shqiptare do të kërkojë borxh në tregjet e huaja në muajin maj për shkak të pasojave të mëdha ekonomike që ka sjellë përhapja e koronavirusit.

Në lidhje live me emisionin Top Talk, Rama deklaroi se qeveria do të dalë për të kërkuar borxh, por sesa do të jetë shuma, kryeministri nuk ka dhënë shifra.

Lexo Edhe:

Kryeministri Rama: Së pari trauma është propocionale, pra ata kanë shumë para por edhe traumën e kanë shumë më të madhe. Ne kemi më pak, por tramumën e kemi më të vogël, në propocion flas, në kuptimin e thellësisë dhe problemeve strukturale që krijon trauma. Sidoqoftë, është e vërtetë ne nuk jemi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në asnjë gjë, vetëm në një gjë ngjajmë dhe ngjajmë momentalisht që të dyja ushtritë janë pa asnjë fuqi në këtë luftë, jashtë loje. Nëse Shtetet e Bashkura të Amerikës janë një vend i financueshëm në të gjitha anët. Ne duhet të garantojmë në vazhdimësi që jemi një vend i financueshëm, pra që të tjerët të mund të na besojnë para qoftë edhe në formën e borxhit dhe të mos katandisemi në një vend që është i pa financueshëm. Ne do të dalim në maj në tregjet e kapitaleve dhe në tregjet e kapitaleve duhet të demostrojmë që jemi një vend i financueshëm dhe jo një vend i shkatërruar financiarisht.

Denis Dyrnjaja: Po presim një Eurobond të ri?

Kryeministri Rama: Po patjetër.

Denis Dyrnjaja: Në çfarë vlere është?

Kryeministri Rama: Jo nuk mund ta themi, ishte në plan edhe më përpara për t’u bërë, do të bëhet në kushte shumë më të ndryshme dhe shumë më të vështira. Por po e thosha për të thënë që njerëzit duhet të kuptojnë që kjo nuk është një histori që shko, dil merr borxhe sepse është njësoj sikur ke një shtëpi dhe e ke të pamundur të gjesh një budalla që të japë borxh shumëfishin e vlerës e shtëpisë që ke. Nga ana tjetër ne kemi bërë, po bëjmë dhe do të bëjmë deri në fund maksimumin për ekzistencën, dua ta theksoj këtë fjalë. Të gjithë atyre që me shumë të drejtë ndihen të shqetësuar ndihen të pasigurt, kanë ankth dhe kanë një problem ekonomik që i streson në mënyrë të vazhdueshme, dua ta përsëris që ne do të bëjmë gjithçka për ekzistencën. Ekzistencën në një luftë. Në luftë nuk jetohet, në luftë ekzistohet, mbijeton. Dhe kemi filluar me ata që janë më të dobët, të cilëve me masat që kemi marrë u garantojmë plotësisht ekzistencën, jo fitimet e munguara, por ekzistencën dhe këtu e kam fjalën për biznesin e vogël. Po ndjekim me shumë vëmendje trendin e papunësisë që sigurisht rritet, si në të gjithë vendet. Dhe sektorë që kanë nevojë për mbështetje si turizmi apo ndonjë sektor tjetër.