Kritikohet ashpër Dua Lipa, iu hodhi pare striptisteve në një klub nate - Gazeta Express
string(70) "kritikohet-ashper-dua-lipa-iu-hodhi-pare-striptisteve-ne-nje-klub-nate"

Kritikohet ashpër Dua Lipa, iu hodhi pare striptisteve në një klub nate

Gazeta Express

29/01/2020 20:10

Disa imazhe të këngëtares së famshme, Dua Lipa, teksa i hedh dollarë striptisteve femra duket se ka hapur një debat mjaft të ashpër në internet në lidhje me feminizmin.

Madje kritikët kanë bërë thirrje edhe për të bojkotuar muzikën e saj.

Lexo Edhe:

Pas ceremonisë së çmimeve “Grammy”, 24-vjeçarja shqiptare ka shkuar në një festë të organizuar në një klub striptizmi nga këngëtarja Lizzo.

Dua ishte e shoqëruar nga Lil Nas X dhe Rosalia. Por mesa duket sytë e publikut janë drejtuar vetëm nga këngëtarja e famshme, e cila u shfaq teksa u hidhte striptisteve kartmonedha në dollarë.

Personi i parë që ka publikuar videon shkruan krahas saj: “Çfarë shembulli i mirë Dua Lipa, Lizzo, Rosalia duke seksualizuar gratë, por më pas ato do thonë se janë feministe”.

#dualipaisoverparty është hashtagu që kanë nisur të shpërndajnë kritikët e saj, madje duke bërë thirrje edhe për bojkotim të muzikës së saj.