“Kritikat për lëndimet e lojtarëve të PSG janë të ‘çmendura’” - Gazeta Express
string(57) "kritikat-per-lendimet-e-lojtareve-te-psg-jane-te-cmendura"

“Kritikat për lëndimet e lojtarëve të PSG janë të ‘çmendura’”

Gazeta Express

19/11/2020 20:39

Neymar dhe Kylian Mbappe kanë startuar vetëm dy herë në ligë këtë sezon dhe kampionët e Ligue 1, e kanë simpatinë e një trajneri në të ligë

Paris Saint-Germain janë duke u përballur me një krizë lëndimesh dhe kritikat për këto lëndime janë cilësuar të “çmendura” nga trajneri i Lille, Christophe Galtier.

Lexo Edhe:

PSG janë të parët në Ligue 1, me pesë pikë më shumë, por Thomas Tuchel dhe skuadra e tij shpesh kanë pasur rezultate të këqija këtë sezon.

Ata i kanë humbur dy ndeshjet e para në ligë dhe janë mposhtur dy herë nga tri ndeshjet që janë lujtur në Ligën e Kampionëve.

PSG kanë qenë në gjendje që të vendosin vetëm dy herë në formacion lojtarët si Neymar dhe Kylian Mbappe nga 10 ndeshje të Ligue 1 këtë sezon, duke fituar në të dy rastet, derisa kanë shënuar 8 gola.

Neymar ja ka dalur të luajë në katër ndeshje të ligës por ka krijuar 15 shanse, ku para tij janë vetëm Pablo SArabia dhe Angel Di Maria ( të dy ga 16). Di Maria deri me tani është paraqitur pesë herë.

Në anën tjetër, Mbappe mbetet top golashënues me shtatë gola nga gjashtë ndeshje (pesë startime), duke e lënë shumë larg Moise Kean që ka shënuar vetëm tri.

Për shkak të këtyre mungesave të lojtarëve kyç, trajneri rival, Galtier është i befasuar me kritikat që ja bëjnë PSG-së.

“Ka kritika sot për PSG që mua me duken të çmendura”, tha Galtier për L’Equipe. “Ne do të jemi të fortë me ta”.

“Ata janë duke luajtur që disa javë me skuadrën e dytë, e cila do të ishte e mirë një skuadër e mirë për Ligue 1 por nuk do të bëhen kampionë. Ata po fitojnë pavarësisht se në listë kanë lojtarë të jashtëzakonshëm”.

“Për ta është më e vështirë Liga e Kampionëve, por kur keni futbollistë si Mbappe dhe Neymar të cilët mungojnë, është normale për një skuadër që të mos jetë efikase”.

“Kundër Rennes, një skuadër që luan në Ligën e Kampioneve, një Paris shumë i zbehur arriti fitore 3-0”, ka thënë ai. /GazetaExpress/