Kristi pëlqen Oltën? “Plas” mes Robertit dhe Flavios: Ç’do me gruan e tjetrit- o imoral - Gazeta Express
string(81) "kristi-pelqen-olten-plas-mes-robertit-dhe-flavios-cdo-me-gruan-e-tjetrit-o-imoral"

Kristi pëlqen Oltën? “Plas” mes Robertit dhe Flavios: Ç’do me gruan e tjetrit- o imoral

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2023 18:38

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u diskutua për pyetjen që iu drejtua Kristit në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, nëse ka një pëlqim për Oltën.

Robert Aliaj u bë pjesë e diskutimit, duke thënë se Kristi s’ di të shprehet mirë shqip, por edhe nëse do ta kishte në kontekstin e një pëlqimi romantik, nuk e shihte aspak problem.

Lexo Edhe:

Një qëndrim totalisht të kundërt kishte Flavio Qarri, sipas të cilit “gratë e martuara duhen trajtuar me respekt dhe nuk thuhet çdo gjë që mendohet”.

Nga rasti konkret, biseda u përgjithësua, mirëpo kjo s’ e ndali përplasjen mes Robertit dhe Flavios.

Roberti i quajti “imorale” dhe “talebane” qëndrimet e Flavios, ndërsa ky i fundit preferoi ta quante veten “katunar”, por me qëndrime reale për vendin ku jetojmë.