Kriptovaluta e re e Facebook do të quhet Libra


Gazeta Express
20 Qershor 2019 15:37

Facebook ka zbuluar projektin e ri të kriptovalutës: Libra. Nëse gjithçka shkon sipas planit, kompania dhe partnerët e saj mendojnë se Libra do të ndryshojë tërësisht sistemin financiar të pagesave.

Libra është një valutë digjitale e fuqizuar nga blockchain dhe do të lansohet vitin që vjen. Një organizatë e pavarur e përbërë nga përfaqësues nga 100 kompani do të qeverisin me valutën, transmeton Gazeta Express.

Facebook dhe kompani të tjera do të ndërtojnë aplikacione për njerëzs që të përdorin Libran. Për shembull, kuleta digjitale do të lidhet me Whatsapp dhe Messenger, duke lejuar përdoruesit që të dërgojnë valutën digjitale nëpërmjet mesazheve në të njejtën mënyrë si një GIF.

Ideja është që të krijohet një valutë stabile, digjitale që njerëzit në gjithë globin do të përdorin çdo ditë online. Përdoruesit do të kenë mundësi të dërgojnë para në gjithë botën menjëherë dhe më lirë se sa transferet tradicionale.

Mënyra se si Facebook do të arrijë këtë është se tashmë Facebook ka një platformë, për dallim nga kripto valutat tjera. Facebook ka së paku 2.4 miliardë përdorues. Kjo bën që Libra të ketë mundësi   të shpërndahet më shpejt dhe të bëhet popullore.

Por si do të bëjë para nga Libra Facebook-u?

Facebook do krijojë një shtesë të pavarur të quajtur Calibra. Ajo do menaxhojë të gjitha zhvillimet në Libra dhe transaksionet e kompanisë.

Ndonjëherë aplikacioni do të marrë një shumë të vogël për transaksione. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart