Krimi ndaj kafshëve në Kosovë nuk ndalet, përleshja me qen xhirohet dhe publikohet në internet


Gazeta Express
16 Korrik 2019 13:00

Edhe pse është e kundërligjshme dhe me gjithë thirrjet e vazhdueshme të dashamirëve të kafshëve, garën me qen në Kosovë s’ka kush e ndalë.

Kosovarët vazhdojnë të jenë të pasionuar pas këtij sporti edhe pse me ligj tashmë është ndaluar një gjë e tillë.

Luftat me qen po vazhdojnë të zhvillohet në fshehtësi të plotë nga organizatorët në vende rurale ku prania e policëve është më e rrallë.

Kështu një e tillë është zhvilluar edhe këto ditë në një fshat të Kosovës, ku shihen dy pronarët e qenve tek sa mundohen t’i ndajnë pas gjakosjes.

E sipas Ligjit për Përkujdesjen ndaj kafshëve, një aktivitet i tillë mund të ndëshkohet me gjobë prej 100 deri në 5000 euro. /Magazina.al

Për më shumë shihni videon:

Te fundit


Kthehu lart