Krijohet mjeti fluturues që mund ta ngasë kushdo - Gazeta Express
string(48) "krijohet-mjeti-fluturues-qe-mund-ta-ngase-kushdo"

AutoTech

Gazeta Express

25/10/2021 21:11

Krijohet mjeti fluturues që mund ta ngasë kushdo

AutoTech

Gazeta Express

25/10/2021 21:11

Një kompani suedeze ka zhvilluar një mjet fluturues që mund ta ngasë kushdo. I quajtur Jetson ONE, pritet të dalë në treg në vitin 2022 dhe do të kushtojë 92 mijë dollarë.

Mjeti do të jetë në gjendje të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 102 km/orë.

Lexo Edhe:

Automjeti fluturues mund të funksionojë për rreth 15 minuta me një karikim të vetëm. Jetson ONE është i pajisur me sensorë LiDAR që lejojnë shmangien e pengesave.

Ai është projektuar kryesisht për lojë, dhe jo si një mjet i vërtetë personal, pasi ka një distancë maksimale prej rreth 24 km.

Mund të ngjitet deri në 1.5 km, megjithëse në videon e shpërndarë të funksionimit, piloti e mban atë relativisht afër tokës. Kjo mund të jetë për shkak të faktit se funksionon vetëm për rreth 15 minuta me një karikim të vetëm, që do të thotë se mund të mos ketë kohë për fluturime më të gjata.