Krijohet gropa gjigante në Bejrut, ministria apel qytetarëve: Largohuni nga qyteti - Gazeta Express
string(80) "krijohet-gropa-gjigante-ne-bejrut-ministria-apel-qytetareve-largohuni-nga-qyteti"

Krijohet gropa gjigante në Bejrut, ministria apel qytetarëve: Largohuni nga qyteti

Gazeta Express

05/08/2020 12:12

Shpërthimi i djeshëm në Liban që ka marrë jetën e 100 personave dhe ka plagosur të paktën 4 mijë të tjerë ka shkaktuar dhe shumë dëme të tjera mjedisore.

Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja ditën e sotme, pasi pamja është qartësuar nga pluhuri, ka dalë në pah se është krijuar një gropë me përmasa gjigante si pasojë e shpërthimit. Ndërkohë përreth vendit të shpërthimit shumë banesa janë shkatërruar.

Lexo Edhe:

Nga ana tjetër ministri libanez i shëndetësisë, Hamad Hasan, ka këshilluar qytetarët që kush mundet të largohet nga Bejruti.

Hasan ka cituar për mediat lokale që materialet e rrezikshme të shpërndara në ajër mund të kenë një efekt mortal afatgjatë.

Në magazinë ishin rreth 2700 tonë nitrat të sekuestruara në një depo në 2014.