Krijohet biblioteka e parë online “Libra me zë”


Gazeta Express
22 Korrik 2019 11:36

“Platforma online për regjistrim të librave “libra me zë” është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat, të cilat do të plasohen në uebfaqe

Ky projekt përkrahet nga Instituti Demokraci për Zhvillim dhe është mbështetë financiarisht nga Ambasada Britanike në Kosovë.

Egzon Bunjaku, ideator i iniciativës platforme online “Libra me zë”, i tha RTK-së se kjo platformë do të shërbejë në motivimin e personave të verbër për të mësuar dhe studiuar, por edhe fëmijëve.

Ai thotë se rreth kësaj platforme janë të angazhuar mbi 100 aktivistë të cilët kontribuojnë në forma të ndryshme si në mbledhjen e fondeve, në leximin e librave, në angazhimin për marrjen e autorizimeve për leximin e librave dhe shume forma të tjera.

Bunjaku u ka bërë thirrje të gjithë atyre që dëshirojnë të kontribuojnë në këtë platformë t’i bashkëngjiten kësaj iniciative.

Sipas tij Uebfaqja, www.librameze.com, do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, duke ofruar të gjithëve mundësi që të kontribuojmë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart