Kreu marrëdhënie seksuale me minorenen, arrestohet 20- vjeçari në Durrës - Gazeta Express
string(70) "kreu-marredhenie-seksuale-me-minorenen-arrestohet-20-vjecari-ne-durres"

Gazeta Express

04/08/2020 15:20

Kreu marrëdhënie seksuale me minorenen, arrestohet 20- vjeçari në Durrës

Gazeta Express

04/08/2020 15:20

Prangoset një shtetas për veprën penale marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur në Durrës.

Dyshohet se shtetasi N.B., 20 vjeç ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17-vjeçare.

Lexo Edhe:

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin N.B., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me dhunë një shtetase të mitur 17 vjeçare.” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.