Kreu i Kadastrës Artan Lame është infektuar me koronavirus. Lame ka përjetuar simptoma të koronavirusit dhe ka kërkuar të bëjë tamponin.
Në testin e kryer Artan Lame ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe përgjigja ka dalë në pasditen e djeshme.
Aktualisht kreu i Kadastrës është karantinuar në shtëpi ku po merr trajtim mjekësor. Vetë Lame nuk ka folur dhe nuk ka postuar në rrjetet sociale, ndërsa mbetet e paqartë se si është infektuar.