Kreu i Emergjencave Civile tregon Durrësin pak minuta pas tërmetit shkatërrues - Gazeta Express
string(78) "kreu-i-emergjencave-civile-tregon-durresin-pak-minuta-pas-termetit-shkaterrues"

Kreu i Emergjencave Civile tregon Durrësin pak minuta pas tërmetit shkatërrues

Gazeta Express

07/12/2019 18:34

I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ në News24, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, foli mbi operacionet e vështira nën rrënojat e pallateve të shembur nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Ai theksoi se tërmeti u shoqërua me 1622 pasgoditje e lokalizuar kjo në 247 pika.

Lexo Edhe:

“Është një fatkeqësi natyre që përfshin thuajse gjithë shoqërinë, ishte një tërmeti i një kapaciteti të lartë me pasojë që nuk ishin parashikuar, pasi momentin që jep efektet e veta, pasojat janë të jashtëzakonshme, lidhen me jetën shëndetësin por më pas sigurisht edhe me pasurinë edhe me gjithë ekonominë e individitit e shoqërisë. Si cdo qytetar edhe ne, në momentin e tërmetit së pari duhet të veprojmë në mënyrë instiktive, tërmeti krijon edhe panikun e vet.

Tërmeti i 26 nëntorit, ka qenë i shoqëruar nga një goditje e cila ka nisur në mbrëmjen e datës 25 rreth orës 22:30 minuta, më pas një goditje tjetër rreth orë 3:00 dhe më pas me goditjen 6.4 rihter, me goditjen më të madhe, për t’u shoqëruar më pas me rreth 1622 pasgoditje, që kanë qenë të lokalizuara në 247 pika, por që janë tashmë të njohura, është kryesisht zona e Hamallajt, ose zona e Durrësit me epiqendër kryesore, duke përfshirë edhe pjesën më kufitare të saj të Krujës, të Lezhës e të Tiranës.” -tha Cako, ndërsa theksoi se të tillë tërmete gjithmonë sjellin pasoja.

“Personalisht por edhe gjithë struktura që unë kam në dispozicion po edhe struktura të tjera, që në momentin e parë, u organizuan dhe lëvizën drejt epiqendrës, që ishte Durrësi. Isha në komunikim intensiv pavarësisht nga një fluks i jashtëzakonshëm shkëmbimesh informacione me të gjithë strukturat, individët që raportonin në kohë reale. Në momentet e para jam nisur drejt Durrës, aty ku ishte epiqendra dhe komunikimi ka qenë me prefekturën e Bashkinë e Durrësit.

Informacionin vinin të njëpasnjëshme për godina e banesa që ishin rrënuar, ose kishin rënë. Informacionet e para kanë qënë për godinat në zonën e plazhit të cilat ishin konstatuar nga qytetarët që kishin filluar lëvizjen, më pas sinjalet erdhën për zonën e ish-Kënetës, e më pas në qendër të Thumanës” -vijoi më tej Çako, ndërsa shtoi se prioritet absolut ka qenë ndihma e parë ndaj qytetarëve të dëmtuar.

‘Personalisht jam orientuar drejt objektit të parë, që ishte identifikuar si i rënë dhe kjo ishte Mira Mare në Durrës. Kishte një situatë paniku të jashtëzakonshëm, situatë e çorientuar. Erdhën forcat menjëherë dhe nisi ndërhyrja pasi u mor informacioni se kishte banorë. Për pak çaste informacioni u pasua nga Thumana, u tha se kishte shumë viktima, ishin 2-3 pallate të rrënuar plotësisht. Jam zhvendosur dhe kam shkuar menjëherë në Thumanë. Aty filluan menjëherë kërkim shpëtimet. Janë orientuar drejt objekteve të identifikuara ose të shembura, të gjitha grupet që ne i kemi patur në dispozicion.” -theksoi Çako.

Në vijim drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako, sqaroi procedurën e ndjekur për të kërkuar ndihmë te partnerët e huaj.

‘Ekipi i parë që ka shkelur tokën shqiptare, ka qenë ekipi i Kosovës, më pas ekipi grek i kërkim shpëtimit, pothuajse të gjitha kanë ardhur njëra pas tjetrës. Janë aktivizuar në shpërndarjen në të gjitha pikat ku kishte njerëz nën rrënoja dhe ata kanë funksionuar në mënyrë perfekte duke mos marrë në konsideratë asnjë lloj vështirësie asnjë lloj pretendimi.” -tha Çako.