Kreu i Dumës ruse këcënon se do t'ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së - Gazeta Express
string(70) "kreu-i-dumes-ruse-kecenon-se-do-tia-mesyjne-ketij-territori-te-shba-se"

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 11:38

Kreu i Dumës ruse këcënon se do t’ia mësyjnë këtij territori të SHBA-së

Lajme

Gazeta Express

07/07/2022 11:38

Volodin Vyacheslav, kryetar i Dumës ruse dhe vartës i Putinit, ka bërë deklarata kërcënuese ndaj ShBA-së, duke thënë se do t’ia mësyjnë Alaskës, shtet i ShBA-së që kufizohet me Rusinë përmes kufirit ujor të ngushticës së Beringut

Ai ia ka rikujtuar ShBA-së se Alaska më herët i ka takuar Rusisë shkruan JerusalemPost, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

“Ne kemi gjithmonë diçka si përgjigje. Le ta kujtojnë Amerika gjithmonë se se është një pjesë e territorit të saj, Alaska që i ka takuar Rusisë. Kur të fillojnë të përpiqen të disponojnë burimet tona jashtë vendit, para se ta bëjnë këtë, le të mendojnë se edhe ne kemi diçka për të kërkuar”, ka thënë ai.

Volodin ka thënë se Rusia nuk ndërhyn në çështjet e Amerikës duke thënë se politikanët amerikanë e kanë fajësuar rusinë për gjithçka që ka ndodhur në shtetin e tyre.

Rusia kishte kolonizuar Alaskën në fund të shekullit 18-të, por ia kishte shitur territorin ShBA-së në vitin 1867.