Krerët e LSDM-së nuk u mundësojnë shqiptarëve arsimim në gjuhën shqipe


Gazeta Express
25 Shtator 2019 15:48

Nuk do të ketë paralele në gjuhën shqipe në shkollën Njegosh të Idrizovës.

Në kumtesën e komunës së Gazi Babës që drejtohet nga kuadri i LSDM, Boris Georgievski thuhet se kërkesa për hapje të një parale të re është bërë me vonesë, pas fillimit të vitit të ri shkollor dhe se e njëjta kërkon kushte të posaçme për formimin e saj, sepse klasa do të numëroj vetëm 11 nxënës, përcjell Gazeta Express.

Gjithashtu, në vendimin e komunës Gazi Babë nënvizohet se paralelja e re duhet të shoqërohet edhe me 10 punësime të reja për të cilat duhet kërkuar pajtueshmëri edhe nga Ministria e Financave, shkruan Ina.

Përveç arsyetimeve të lartpërmendura, nga komuna kërkojnë që prindërit që fëmijët ti dërgojnë në shkollën fillore të fshatit Ognjancë për mësim në gjuhën shqipe, ku edhe do të organizojnë transport për 11 nxënësit. Por, prindërit nuk pajtohen me këtë vendim.

Sipas tyre, shkolla në Ognjancë nuk është risi dhe zgjidhje por mundësi që ka ekzistuar prej shumë vitesh.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart