Vladimir Putin është i hapur për paqe dhe po bëhet punë intensive për ta arritur atë, por një zgjidhje nuk do të vijë aq shpejt sa dëshiron SHBA-ja, ka thënë Kremlini
Kur u pyet nga korrespondenti i Skynews në Moskë, Ivor Bennett, në lidhje me përpjekjet e SHBA-së për të ndërmjetësuar paqen, zëdhënësi Dmitry Peskov tha se konflikti ishte aq i ndërlikuar saqë përparimi i shpejtë që dëshiron Shtëpia e Bardhë do të ishte i vështirë për t’u arritur.
“Ne e kuptojmë që Uashingtoni është i gatshëm të arrijë një sukses të shpejtë në këtë proces, por në të njëjtën kohë shpresojmë të kuptojmë se zgjidhja e krizës ukrainase është shumë e ndërlikuar [një proces] për t’u bërë brenda natës, ka shumë detaje dhe shumë gjëra të vogla që duhet të trajtohen para zgjidhjes”, tha ai, shkruan Skynews, transmeton Klankosova
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...