Kremi kundër diellit, ndihmon në qarkullimin e gjakut


Gazeta Express
11 Prill 2019 14:10

Tanimë dihet që kremi kundër diellit na mbronë kundër djegies nga dielli dhe zvogëlon rrezikun ndaj kancerit, tranmseton Gazeta Express.

Mirëpo sipas një studimi të ri, kremi kundër diellit mund të ndihmojë edhe në përmirësimin e funksionimit të venave të gjakut. Shkencëtarët kanë treguar kohë më parë që rrezet ultravjollcë janë një ndër faktorët krysorë që shkaktojnë kancerin e lëkurës.

Ky studim u fokusua në lidhshmërinë e rrezeve ultravjollcë dhe venave të gjakut. Edhe studimet e mëparshme kanë sugjeruar që rrezet ultra vjollcë ndikojnë në venat e gjakut dhe në dukjen e lëkurës. Specifikisht, e zovgëlon nivelin e oksidit nitrik, që është një molekulë sinjalizuese e trupit të njeriut.

Oksidi nitrik ndikon në relaksimin e muskujve rreth venave duke e përmirësuar qarkullimin e gjakut. Në studimin e fundit, shkencëtarët përdorën 13 pjesëmarës, të cilët u ekspozuan ndaj diellit përkatësisht rrezeve ultra vjollcë. Ata panë se në rastet kur aplikuan kremin kundër diellit përpara ekspozimit ata kanë arritur të përmirësojnë venat e gjakut, përkatësisht të ulin shtypjen e qarkullimi të gjakut.

“Për të gjithë ata që kalojnë shumë kohë duke punuar, ushtruar apo duke bërë aktivitete të tjera në ambient ku i ekspozohen diellit, përdorimi i kremit kundër diellit mund të iu mbrojë jo vetëm në parandalimin e rrezikut për kancer por edhe përmirëson qakurllimin vaskular të gjakut.

Gjithsesi, hulumtuesit thonë se këto gjetje kanë aritur edhe një herë të tregojnë për rëndësinë e kremit kundër diellit. /Gazeta  Express.

Te fundit


Kthehu lart