Krasniqi: Vetëm Veseli e ka paraqitur kandidaturën për kryetar të PDK’së


Gazeta Express
15 Qershor 2019 22:37

Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë nesër zgjedhjet për kryetar.

Kjo  u bë e ditur edhe përmes një njoftimi për media nga ky subjekt politik.

“Partia Demokratike e Kosovës, mban të dielën më 16 qershor, Konventën e nëntë zgjedhore, ku do të zgjedhet kryetari dhe strukturat e reja drejtuese të partisë”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, kryetari pritet të mbetet ai që është edhe aktualisht, Kadri Veseli.

Kjo për arsye se ky i fundit nuk do të ketë kundërkandidat në zgjedhjet për kryetar.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se vetëm Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për të parin e partisë.

“Në kohën e rregullt, në pajtim me Statutin dhe Rregulloren e Zgjedhjeve, vetëm zoti Veseli e ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së”, ka thënë shkurtimisht Krasniqi për lajmi.net.

Kujtojmë, se i pari i PDK-së, Kadri Veseli mban aktualisht edhe pozitën e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Veseli në pozitën e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës e pasoi presidentin aktual të vendit, Hashim Thaçin

Te fundit


Kthehu lart