Krasniqi thotë se Haxhi Shala u largua nga NISMA pasi nuk iu ofrua posti i ministrit - Gazeta Express
string(84) "krasniqi-thote-se-haxhi-shala-u-largua-nga-nisma-pasi-nuk-iu-ofrua-posti-i-ministrit"

Gazeta Express

10/07/2020 18:03

Krasniqi thotë se Haxhi Shala u largua nga NISMA pasi nuk iu ofrua posti i ministrit

Gazeta Express

10/07/2020 18:03

Ditë më parë shefi i grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala vendosi ta braktisë këtë parti. I njëjti iu bashkua Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Njëjtë si ai vepruan edhe disa asamblistë të Kuvendit Komunal në Malishevë.

Lexo Edhe:

Anëtari i kësaj partie, njëherësh ministri Vesel Krasniqi ka komentuar këto largime në emisionin Frontal të televizionit T7. Ai tha se Shala është larguar nga Nisma pasi nuk iu ka ofruar një post ministror.

“Është diskutuar formati i qeverisë së re deri te përzgjedhja e këtyre të cilët jemi. Po, është mirë që Shala të tregohet real dhe të tregojë para votuesve realitetin, realiteti i vetëm është që Shala ka kërkuar të jetë ministër. Duke pasur parasysh faktin që ishim në këtë pozicion nuk ka pasur mundësi që të jetë ministër” ka thënë Krasniqi.

Madje Krasniqi ka thënë se Shala nuk do të ishte deputet nëse nuk do të kishte përkrahjen e kreut të Nismës, Fatmir Limajt.

“E kemi vendas, ndihem keq sepse kemi një të kaluar me vlera të mëdha sepse jemi falë votuesve të Nismës dhe mbështetësve të zotit Limaj. Pa Limajn Shala nuk do të ishte deputet” është shprehur ai./Express