Krasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të përfundojë si u.d. e presidentes - Gazeta Express
string(101) "krasniqi-plani-i-kurtit-eshte-basha-si-minister-qe-albulena-haxhiu-te-perfundoje-si-u-d-e-presidentes"

Lajme

Gazeta Express

28/10/2025 6:59

Krasniqi: Plani i Kurtit është Basha si ministër, që Albulena Haxhiu të përfundojë si u.d. e presidentes

Lajme

Gazeta Express

28/10/2025 6:59

Të dielën, në seancën e Kuvendit për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, si mandatar propozoi edhe kabinetin e tij, me të cilin synonte të qeveriste nëse do të zgjidhej si kryeministër.

Ai propozoi para Kuvendit, Dimal Bashën si ministër të Infrastrukturës në Qeverinë Kurti 3.

Sipas Albert Krasniqit të Demokracia Plus, kjo vërteton planin e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që Albulena Haxhiu të mbetet në krye të Kuvendit, e më pas edhe në karrigen e Presidentes.

Ai shton se ky skenar mund të jetësohet edhe pas dështimit të votimit të Qeverisë Kurti 3.

Sipas tij, plani mund të realizohet në qoftë se vendi nuk shkon në zgjedhje dhe kryetari aktual i Kuvendit, Dimal Basha, jep dorëheqje nga kjo pozitë.

“Akoma nuk e dimë nëse një skenar i tillë do të mund të jetësohet, për shkak se në qoftë se veç dështon zgjedhja e qeverisë edhe në herën e dytë, atëherë, vendi shkon në zgjedhje dhe  rrjedhimisht zoti Basha as nuk do të mund të emërohet si ministër, por që i njëjti mund të jap dorëheqje dhe të lejojë që zonja Albulena Haxhiu, si nënkryetarja e parë e Kuvendit dhe anëtarja e kryesisë që vjen nga e njëjta parti e zotit Basha, të marrë ushtrimin e detyrës së kryetarit të Kuvendit dhe pastaj edhe të ushtruesit të detyrës së presidentit të vendit për gjashtë muaj, nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedh një president, ka thënë ai në Klan Kosova.

Advertisement
Advertisement
Advertisement