Krasniqi për raportin me Rrahmanin te Rapidi: Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin, si te Ballkani - Gazeta Express
string(100) "krasniqi-per-raportin-me-rrahmanin-te-rapidi-ne-kuptohemi-shume-mire-me-njeri-tjetrin-si-te-ballkani"

Futboll

Gazeta Express

11/03/2024 9:03

Krasniqi për raportin me Rrahmanin te Rapidi: Ne kuptohemi shumë mirë me njëri-tjetrin, si te Ballkani

Futboll

Gazeta Express

11/03/2024 9:03

Ermal Krasniqi të dielën ishte pjesë e emisionit “Koha Shtesë”.

Futbollisti nga Kosova, i cili luan si sulmues krahu tek skuadra Rapid Bukuresti, asistoi dhe gjithashtu shënoi vetë në fitoren 4-0 të skuadrës përballë Fotbal Club FCSB.

Lexo Edhe:

Rapid arriti të siguronte pozitën e dytë në ndeshjen e fundit të fazës së kampionatit para asaj të play off, duke e mbyllur edicionin nëntë pikë prapa FCSB, ku në play off do të kërkojë të ketë sukses.

Në tetë paraqitje Krasniqi ka shënuar katër gola duke gjetur formën në fushë së bashku me një lojtar tjetër nga Kosova, Albion Rrahmani.

Krasniqi i cili filloi edicionin si lojtar i skuadrës rivale CFR Cluj kaloi tek Rapid në afatin kalimtar dimërorë dhe diskutoi për periudhën e tij një vjecare tek Cluj, si dhe për raportin e tij në fushë me Rrahmanin.

Urime për suksesin e skuadrës ndaj FCSB, si ishte kjo fitore për ju?

“Për ne ishte fitore shumë e rëndësishme dhe besoj që e merituam, ishte një ndeshje dhe fitore e rëndësishme në kampionat.”

Si është raporti juaj me Albion Rrahmanin, duket se arrini të kuptoheni shumë mirë bashkë në fushë?

“Në të kaluarën ne kemi luajtur tek Ballkani bashkë, është e vertëtë se ne kuptohemi shumë mirë me njëri-thetrin tek Rapid, ashtu sic bashkëpunonim tek Ballkani.”

Çfarë ka ndryshuar pas ndryshimit të klubit nga Cluj te Rapidi?

“Gjashtë muajt e parë ishin shumë të mirë, kurse gjashtë muajt e dytë nuk ishin të mirë, për mua faktori kryesorë ishte ndryshimi i trajnerit së skuadrës ku pasi kjo gjë ndodhi nuk kisha mundësi nga ai që të shfaqja atë çfarë mund të bëjë.”

Sa i vështirë është kampionati i Rumanisë?

“Kampionati i Rumanisë është i vështirë, futbolli zhvillohet dhe luhet fizikisht dhe është një dallim i madh nga futbolli në Kosovë, paraqitjet në Europë me Ballkanin na kanë ndihmuar të jemi gati për anën intensive të kampionatit dhe të adaptohemi më lehtë”.