Krasniqi për demarkacionin dhe asociacionin: Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut - Gazeta Express
string(124) "krasniqi-per-demarkacionin-dhe-asociacionin-ne-esence-marreveshjet-mbesin-te-njejta-vetem-shtohet-hiri-ndaj-syve-te-publikut"

Krasniqi për demarkacionin dhe asociacionin: Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 10:54

Albert Krasniqi nga Demokracia Plus thotë se Haradinaj dhe Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar Qeverinë, sipas tij, njëri me demarkacionin e tjetri me asociacionin.

Krasniqi tha se “si për ironi” Haradinaj e bëri demarkacionin e Kurti po e bënë asociacionin.

Lexo Edhe:

Në fund ai deklaroi se marrëveshjet mbesin të njëjta “vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”.

“Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti i patën bashkuar kauzat sa ishin në opozitë për të kundërshtuar qeverinë. Njëri me Demarkacionin, e tjetri me Asociacionin.

Si për ironi, Haradinaj kryeministër e bëri Demarkacionin, e Kurti kryeministër po e bënë Asociacionin.

Njëjtë sikur Haradinaj që e paketonte marrëveshjen e Demarkacionit me një raport të komisionit për rishikimi të marrëveshjes, Kurti po e bënë me gjashtë kushtet e vendosura. Në esencë, marrëveshjet mbesin të njëjta vetëm shtohet hiri ndaj syve të publikut.