Krasniqi nga OAK-u: Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë, jemi vendi më i varfër në Evropë - Gazeta Express
string(110) "krasniqi-nga-oakja-situata-e-bizneseve-nuk-eshte-e-mire-si-pasoje-e-pandemise-jemi-vendi-me-i-varfer-ne-europe"

Gazeta Express

25/11/2020 10:16

Krasniqi nga OAK-u: Situata e bizneseve nuk është e mirë si pasojë e pandemisë, jemi vendi më i varfër në Evropë

Gazeta Express

25/11/2020 10:16

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK), Skender Krasniqi, ka thënë se situata në bizneset kosovare për shkak pandemisë COVID-19 nuk është e mirë.

Ai ka deklaruar se janë duke përcjellë të gjitha zhvillimet si pasojë e pandemisë dhe se janë duke dhënë rekomandime tek institucionet shtetërore për përmirësimin e tyre, njofton Klan Kosova.

Lexo Edhe:

“Situata tek bizneset e vendit tonë për shkak të COVID-19 nuk është e mirë, ajo është edhe më keq se sa ishte para saj”.

“Jemi shteti më i varfër në Evropë dhe shteti me numrin më të madh të papunësisë në rajon”.

“Kemi mungesë të fuqisë së prodhimit për shkak të politikave të më hershme, pandemia ka vështirësi edhe më shumë për shkak se na ka gjetur në gjendje jo të mirë”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka potencuar se institucionet shtetërore janë më larg problemeve të qytetarëve në pandemi.

“Shteti është larg problemeve të zhvillimit ekonomik dhe të mbrojtjes së bizneseve”.

“Ne jemi duke u munduar të kontribuojmë tek ministritë, parlamenti dhe kryeministri për të kthyer mendjen tek qytetari. Kjo për shkak se duhet të mendohet zhvillimi ekonomik, reagimi i tyre është i ngathët në lidhje me situatën që ka shkaktuar pandemia”.

Krasniqi ka thënë se Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike nuk përmbush nevojat e bizneseve kosovare.