Krasniqi kritikon Kurtin: Ku e gjen fytyrën tash me thënë se duhet mbrojtur Thaçi në Hagë - Gazeta Express
string(88) "krasniqi-kritikon-kurtin-ku-e-gjen-fytyren-tash-me-thene-se-duhet-mbrojtur-thaci-ne-hage"

Gazeta Express

17/11/2020 21:35

Krasniqi kritikon Kurtin: Ku e gjen fytyrën tash me thënë se duhet mbrojtur Thaçi në Hagë

Gazeta Express

17/11/2020 21:35

Nënkryetari i PDK’së Memli Krasniqi ka kritikuar liderin e VV’së Albin Kurtin i cili dikur i kishte kërkuar ish-presidentit Hashim Thaçi shkuarjen në Hagë.

Tha se Kurti më shumë se 40 herë i tha Thaçit:’ Shko në Hagë’.

Lexo Edhe:

“Të gjitha ata që, ta zëmë, kanë akuzuar Hashim Thacin, Kadri Veselin që po e bëjnë gjykatën për me shpëtu vetëvetën, se po e bëjnë gjykatën për me i shpëtu shokët e tyre, si Albin Kurti që i ka thënë: ‘Shko në Hagë Hashim’, jo një herë po 40 herë në një tekst i ka thënë ‘shko në Hagë’ sot është në Hagë Hashimi. Nuk e shoh ku e gjen ai fytyrën me dalë edhe me thanë tash duhemi me i mbrojt”, tha Krasniqi për Klan Kosova.

Të tillët sipas Krasniqit, duhet të reflektojnë.

Sipas tij, Kurti është një prej politikanëve më të vjetër në vend.