Krasniqi: E keni shkarkuar Naser Ramadanin në mes të pandemisë, mos e lavdëroni tash - Gazeta Express
string(82) "krasniqi-e-keni-shkarkuar-naser-ramadanin-ne-mes-te-pandemise-mos-e-lavderoni-tash"

Gazeta Express

04/06/2020 13:16

Krasniqi: E keni shkarkuar Naser Ramadanin në mes të pandemisë, mos e lavdëroni tash

Gazeta Express

04/06/2020 13:16

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike, Memli Krasniqi, ka përmendur donacionin me teste për koronavirus nga Serbia, duke thënë se këto teste kanë hyrë në Kosovë pa asnjë dokumentacion. Ai ka thënë se kjo është hera e vetme në 20 vjetët e fundit që kanë hyrë donacione si kontrabandë dhe se Qeveria Kurti është mburrur për këtë, raporton Express.

“Qato teste ju kanë ardhë në gepek prej punëtorëve të Vucicit dhe Daçiqit. Kemi me i pru me dokumente krejt donacionet që kanë ardh sepse kanë ardhë me dokumente, janë zhdoganu. E vetmja herë në këto 20 vjet që kanë ardhë kontrabandë dhe me këtë janë mburrë Qeveria. As s’ka dokumentacion, veç thojshin e kemi ba një telefonatë. Ato teste s’janë përdorë, ka me na tregu Instituti pse s’janë përdorë”, ka thënë Krasniqi.

Lexo Edhe:

Krasniqi ka reaguar edhe ndaj lëvdatave që deputetë të VV-së kanë bërë për Drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani. Ai ua ka kujtuar deputetëve se si ish-ministri Arben Vitia, e ka shkarkuar në mes të pandemisë Bordin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, pjesë e të cilit ishte edhe Ramadani.

“Arben Vitia e ka shkarku Naser Ramadanin prej Shërbimit Spitalor Klinik. E keni shkarku Naserin, mos dilni tash me lëvdu. Ai pse s’ka pas çka me ba, a po mendoni që i ka ardhë mirë a? Në mes të pandemisë e keni shkarku Bordin e SHSKUK-së. Manipuloni edhe naj ditë. 60 mijë maska i keni pasë në SHKUK në fillim të pandemisë. 60 mijë. Çka iu ka dashtë Arben Vitisë me i ble, me i favorizu bizneset ku kanë punu më herët a?”, ka deklaruar Krasniqi. /Gazeta Express