KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besnik Cani - Gazeta Express
string(46) "kpa-shkarkon-nga-detyra-prokurorin-besnik-cani"

KPA shkarkon nga detyra prokurorin Besnik Cani

Gazeta Express

27/02/2020 10:23

Tiranë- Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra Besnik Canin.

Njoftimi:

Lexo Edhe:

Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 18.02.2020, ora 11:00, seancën gjyqësore publike për çështjen (JR) nr. 12/2019, datë 22.02.2019, që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 84, datë 27.11.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Cani.

Gjatë kësaj séance gjyqësore, palët parashtruan konkluzionet e tyre përfundimtare. Komisioneri Publik deklaroi se i qëndron të gjitha shkaqeve të ankimit, pasi edhe me provat e reja, subjekti i rivlerësimit nuk arriti të provojë të kundërtën e shkaqeve të ankimit. Komisioneri Publik kërkoi ndryshimin e vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.

Përfaqësuesi ligjor i subjektit të rivlerësimit i kërkoi trupit gjykues riçeljen e hetimin gjyqësor për t’i mundësuar subjektit të rivlerësimit depozitimin e një prove të re në përgjigje të shkaqeve të ankimit.

Trupi gjykues vendosi rrëzimin e kësaj kërkese, duke mos qenë në kushtet e nenit 304 të Kodit të Procedurës Civile.

Subjekti i rivlerësimit dhe përfaqësuesi i tij ligjor paraqitën kundërshtimet mbi secilin prej shkaqeve të ankimit të Komisionerit Publik, duke i konsideruar si të pabazuara në ligj e prova dhe kërkuan lënien në fuqi të vendimit nr. 84, datë 27.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për të marrë vendimin përfundimtar për çështjen, të cilin do ta shpallë më datë 27.02.2020, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.