Kozniku i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, flet edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi - Gazeta Express
string(79) "kozniku-i-lumtur-me-kualifikimin-e-kroacise-flet-edhe-per-ndeshjen-zvicer-serbi"

Botërori 2022

Gazeta Express

01/12/2022 22:28

Kozniku i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, flet edhe për ndeshjen Zvicër-Serbi

Botërori 2022

Gazeta Express

01/12/2022 22:28

Ish-futbollisti i njohur nga Kosova, Ardian Kozniku ishte pjesë e emisionit “Favoriti i Botërorit” në Televizionin T7.

Kozniku ka qenë pjesë e Kroacisë në Kupën e Botës të vitit 1998 në Francë, ku kroatët u stolisën me medalje të bronztë – shkruan Gazeta Express.

Kozniku u shpreh i lumtur me kualifikimin e Kroacisë, por tha se duhet të ketë koncentrim të madh në ndeshjen ndaj Japonisë

“Hapi i parë është kryer. Si cdo ndeshje është shumë vështirë mei  parashiku. Cdo kundershtar I ka taktikat e veta. Japonia ka treguar disiplinë të madhe, vrapim shumë të madh. E ka mujt Gjermanine, sonte e mundi edhe Spanjën. Është më e mirë kjo, pasi që Kroacia do të ketë koncentrim më të madh. Pritet një lojë interesante. Nuk e di kush ka thanë është plakë Kroacia. Modrici është lojtar numër 1 në Real Madrid, kështu që për këtë moshë ai është lojtar fantastic. Ai luan 90+ minuta. Kroacia përbëhet prej dy gjeneratave. Cdo shtet që luan ndaj Kroacisë, ka respekt të madh. Cdo rezultat që e arrin Kroacia nuk është befasi”, u shpreh Kozniku.

Tutje, ai foli edhe për ndeshjen e nesërme mes Zvicrës dhe Serbisë.

Kozniku beson se Zvicra do ta kalojë grupin dhe do të kualifikohet në fazën tjetër.

Me kualitetin që e ka Zvicra, ka një ekip shumë të mirë, janë të disiplinuar. Besoj që e kalon grupin pasi ka kualitet më të madh. Normalisht që anoj kah Zvicra.