Kovaçevski në prani të ambasadores amerikane informon këshilltarin e DASh për propozimin e ri francez - Gazeta Express
string(101) "kovacevski-ne-prani-te-ambasadores-amerikane-informon-keshilltarin-e-dash-per-propozimin-e-ri-francez"

Kovaçevski në prani të ambasadores amerikane informon këshilltarin e DASh për propozimin e ri francez

Ballina

Gazeta Express

02/07/2022 9:08

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se në prani të ambasadores amerikane në vend, Kate Marie Berns, ka zhvilluar bisedë telefonike me këshilltarin e Departamentit Amerika të Shtetit, Derek Chollet, përcjell TV21. Kovaçevski thotë se e ka njoftuar Chollet për debatin e brendshëm që po zhvillohet mbi propozimin e ri francez për zgjidhjen e çështjes Shkup-Sofje.

“Isha i nderuar të flisja me këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. E vlerësoj shumë mbështetjen dhe interesimin e tij për vendin tonë në këto momente vendimtare për vendin. Në prani të ambasadores së SHBA-së, Kate Marie Berns, e informova këshilltaren Chollet për procesin e konsultimit të gjerë me të gjithë aktorët e shoqërisë, të cilin Qeveria me përgjegjësinë më të madhe e filloi menjëherë pas marrjes së propozimit evropian. Përcaktimet tona janë të qarta, vlerat demokratike dhe përkatësia në botën progresive për ne nuk ka alternativë. Është e vetmja rrugë që të çon në përparim dhe prosperitet”, ka shkruar Kovaçevski.

Lexo Edhe: