Kotorri, “parajsa” për adhuruesit e jahteve dhe kroçiereve


Gazeta Express
15 Maj 2019 11:45

Këtë herë gjiri i Kotorit piktoresk, me shkëmbinjtë dhe ujërat e tij, ishte nikoqiri i ekipit të emisionit të mëngjesit në T7, #gjesi

Përgatiti: Syzana Hajradini

Qyteti i vjetër i Kotorrit është një labirint i rrugëve me kalldrëm, si dhe kishave e shesheve të mbushura me njerëz.

Ky vend i cili vizitohet shumë nga turistët, është një parajsë për adhuruesit e jahteve.

Përveç jahteve, ky vend është i njohur edhe për kroçiere.

Për të hyrë në këtë kroçiere duhet ta keni patjetër një kartë identiteti, pasi që kontrolli është shumë i madh.

E nëse dëshironi të udhëtoni me të, atëherë patjetër se duhet të jeni të pajisur me vizë, për t’i vizituar vendet e tjera përmes lundrimit.

Klodian Kazazi, i cili punon si koordinator turizmi, tregon se sa njerëzit, veçmas nga Kosova e Shqipëria, janë të informuar për kroçieret.

Nëse dëshironi edhe ju të udhëtoni me kroçiere, agjencia turistike “Fibula”, së shpejti do të vijë me oferta, të cilat do të jenë tejet të lira.

#gjesi: Kotorri, “parajsa” për adhuruesit e jahteve dhe kroçiereve

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart