Kostadinov: Mickoski të tregojë se a është takuar me Gruevskin në Budapest


Gazeta Express
17 Gusht 2019 16:34

Zëdhënësi i LSDM-s, Kostandin Kostadinov ka pyetur sot kryetari e VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski se a është takuar me ish kryeministrin Nikolla Gruevski në Budapest.

“Në konferencë për shtyp e mbajtur në pallatin e bardhë të VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski pranoi se është takuar me një nga të dyshuarit në rastin ‘Zhvatja’. Tani, Hristian Mickoski le të del para qytetarëve dhe të pranoj se është takuar edhe me Nikoll Gruevskin. A është takuar në Hungari dhe Slloveni edhe me ndonjë dikë tjetër dhe le të pranon pese? Qytetarët, i tërë opinioni presin përgjigje për këto pyetje”, ka deklaruar Kostadinov.

Ai ka thënë se nuk do të kenë sukses tentimet e tij që të mbrojë manjatët e regjimit të VMRO-DPMNE-së. “Nuk do ta pengojnë drejtësinë në Maqedoninë e Veriut, e as që do të kenë sukses përpjekjet e forta për të penguar integrimin në NATO dhe BE”, ka shtuar ai.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart