Kosovë – Angli: Southgate sqaron pse e ftoi lojtarin që u pa në kazino


load
Gazeta Express
8 Nëntor 2019 10:40

Përkundër polemikës së fundit, ylli i talentuar anglez i Leicester Cityt, James Maddison, është ftuar nga trajneri i Kombëtares së Anglisë, Gareth Southgate, për ndeshjet e nëntorit – kundër Malit të Zi dhe Kosovës.

22-vjeçari James Maddison, që ende s’ka bërë asnjë paraqitje për Kombëtaren e Anglisë – do ta ketë mundësinë të debutojë për “Tre Luanët” në ndeshjet e nëntorit, kualifikuese për EURO 2020, transmeton Gazeta Express.

Maddison, i cili i ka shënuar tri gola dhe i ka bërë dy asiste në këtë sezon të Premierligës, u fotografua në një kazino pasi ishte larguar nga lista e skuadrës për shkak se ishte i sëmurë.

Southgate tha se Maddisoni duhet të qëndrojë i përqendruar në fushën e lojës, në tentimin për ta zënë një vend në formacionin e parë të “Tre Luanëve”.

“Nuk është një situatë e mirë për një lojtar që ne po flisnim për të në Sofje, por flasim për të tani këtu dhe ai ende nuk ka dalur në fushën e lojës për ne”, ka thënë Southgate.

“Kështu që, kjo është sfida. Ti dëshiron të jesh lojtar që performon shumë mirë, por s’ke nevojë për shumë mirëmbajtje. Unë jam i gatshëm të punojë me lojtarë që janë më të vështirë, por më shumë ka gjasa të përkrahën lojtarët që shënojnë gola të fitores dhe djersitin gjak për ty. Kjo është lidhja që e ndërton me lojtarët me kalimin e kohës”.

Anglia e kryeson Grupin A kualifikues për EURO 2020, me tre pikë më shumë sesa Çekia dhe katër pikë më shumë sesa Kosova.

Përderisa Maddisoni mund ta bëjë debutimin e tij për Anglinë këtë muaj, Southgate ka zbuluar se ai nuk e kishte ndierë nevojën ta ftojë atë në skuadër.

“Nuk e ndjeva nevojën për ta bërë të veçantë një ftesë për të. Unë doja ta dija nëse do ta zgjidhnim atë duke u bazuar në formën e treguar. Mendoj se do të ishte e rrezikshëm që unë të vendos kritere morale për diçka që unë nuk mendoj se ishte vendimi i duhur, por ai e bëri këtë në kohën e tij të lirë dhe ne e kishim liruar nga skuadra”.

Anglia do ta presë Malin e Zi në Wembley të enjten, para se të përballen me Kosovën në Prishtinë tre ditë më vonë. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart